Bllok Funksion MUX

Blloku i funksioneve MUX është një multiplexues.

Kujdes: Ky bllok funksion mund të ketë më shumë se tre hyrje. Ju mund të shtoni një hyrje tjetër duke klikuar me tastin e djathtë të miut mbi bllokin e funksioneve.

Hyrja SET

Hyrja e tipit Integer, selekton një hyrje sipas vlerës së aplikuar dhe drejton vlerën e saj në daljen Q. Përzgjedhja kufizohet nga numri i hyrjeve. Kjo do të thotë, nëse vlera 0 u kalua, gjithmonë do të zgjidhet hyrja e parë v0. Nëse vlera në hyrje është më e madhe se numri i hyrjeve v#, do të zgjedhet hyrja e fundit.

Hyrjet v0..v#

Hyrjet përcaktojnë vlerat që duhen përzgjedhur. Tipi i të dhënave është i papërfillshëm.

Dalia Q

Dalia kthen vlerën e selektuar.